Britania në krah të ShBA-ve, dërgon nëndetëset në Siri
12 prill 2018
| 10:33
Britania e Madhe dhe Franca janë duke diskutuar për një operacion të përbashkët në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, si formë ndëshkimi për Bashar al-Assad, të cilin Perëndimi e fajëson për përdorimin e armëve kimike.
“Daily Telegraph” në Londër raporton se kryeministrja britanike, Theresa May ka urdhëruar nëndetëset e pajisura me raketa “Tomahawk” që t’u afrohen brigjeve siriane dhe të futen në rrezen e goditjes, pavarësisht se në rajon ndodhen edhe anijet ruse.
Kurse presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca është gati të angazhohet për veprime ndëshkuese, nëse konfirmohet se presidenti Assad ka kaluar vijën e kuqe dhe ka përdorur armë kimike.