Britania nuk është gati për Brexit pa marrëveshje

29 korrik 2019 | 11:21

Organizata biznesore, Konfederata e Industrisë Britanike, ka paralajmëruar qeverinë se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor.

“Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexitit tregon që disa aspekte nuk mund të zvogëlohen”, ka  bërë me dije kjo Konfederata.

Kjo organizatë biznesore ka thënë se në raportin e saj të fundit ka publikuar hapa praktikë që mund të ndërmarrin Britania, BE-ja dhe firma tjera.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se Britania tashmë ka shtuar punën për të planifikuar largimin e Britanisë nga blloku evropian pa marrëveshje.

Mirëpo organizata ka thënë se një largim me marrëveshje është i domosdoshëm për të mbrojtur ekonominë dhe vendet e punës.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson e ka emëruar Michel Gove si përgjegjës për të hartuar planin për një Brexit pa marrëveshje.

Gove ka thënë se Qeveria britanike është duke punuar aktualisht në këtë skenar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka bërë me dije se…