Britania nuk lejon debat për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

31 korrik 2018 | 10:20

Britania e Madhe, e cila nga nesër kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka ndërmend që ta evitojë organizatën e Kombeve të Bashkuara që gjatë muaj gusht të mbajë mbledhjen e rregullt për situatën në Kosovë.

Kjo do të ishte hera e parë që në East River në lidhje me këtë temë të mos diskutohet për periudhën tremujore, kanë njoftuar mediet serbe (Vecernje Novosti).

Sipas këtyre burimeve, aktualisht po debatohet për programin e punë së Këshillit të Sigurimit për muajin e ardhshëm dhe Londra nuk e ka futur temën për Kosovën dhe nuk do ta fusë, sepse konsideron se gjendja në Kosovë është e mirë dhe se për këtë nuk ka nevojë.  

Këto burime kanë thënë se një gjë të tillë në mënyrë të ashpër po e kundërshtojnë Kina dhe Rusia, kurse rezultati i kësaj lufte diplomatike do të duhej të dihej deri në fund të kësaj jave.  

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi,…