Britania përcjell sot Mbretëreshën, asnjë fluturim mbi qiellin e Londrës

19 shtator 2022 | 11:28

Teksa zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës Elizabeth, për arsye sigurie mbi qiellin e Londrës nuk do të ketë asnjë fluturim. Mediat britanike raportojnë se Scotland Yard ka instaluar pajisje të fshehura të teknologjisë së lartë që do të zbulojnë dronët që përpiqen t’i afrohen vendit ku miliona britanikë dhe të huaj janë mbledhur për të shoqëruar mbretëreshën Elizabeth në banesën e saj të fundit.

Autoritetet britanike janë në gatishmëri të lartë pas frikës së sulmeve terroriste apo protestave sporadike pasi, përveç morisë së njerëzve që janë dyndur në Londër për të nderuar monarken 96-vjeçaer, janë edhe 500 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe anëtarë të familjeve mbretërore të vendeve të tjera.

Sipas “Daily Mail”, shërbimet sekrete britanike dhe autoritetet e sigurisë do të “krehin” vazhdimisht zonën më të gjerë të kryeqytetit britanik, por në të njëjtën kohë hapësira ajrore e vendit do të kontrollohet me pajisje speciale të teknologjisë më të fundit. Duke përdorur teknologjinë sekrete të bllokimit të dronëve, Scotland Yard do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Londër për kohëzgjatjen e funeralit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka sulmuar një central nuklear në jug të Ukrainës,…