Britania planifikon t’i vaksinojë kundër Covidit dhjetëra miliona qytetarë deri në mars

03 janar 2021 | 12:37

Britania po shpreson që të vaksinojë dhjetëra miliona qytetarë gjatë tre muajve të ardhshëm, ka thënë kryeministri Boris Johnson, raporton “BBC”.

Britania do të ketë 530 mijë doza të vaksinës anti-COVID të “AstraZeneca”-Oxford të hënën për t’i vaksinuar qytetarët dhe shpreson të vaksinojë dhjetëra miliona në muajt të ardhshëm.

“Ne shpresojmë të bëjmë këtë dhe të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona gjatë tre muajve të ardhshëm”, ka thënë Johnsoni.

Me miratimin e vaksinës kundër Covid-19, shumë shtete kanë filluar të vaksinojnë qytetarët e tyre kundër këtij virusi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një…