Britania: Rusia, e përkushtuar që Ukraina të heqë dorë nga orientimi euroatlantik
Britania ka njofuar se Rusia është e përkushtuar që të detyrojë Ukrainën që të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të vendosë dominimin e saj rajonal, edhe në kohën kur Moska ka përqendruar operacionet e saj në lindje të Ukrainës.
Forcat ruse po vazhdojnë rivendosjen e pajisjeve luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore, përfshirë edhe në disa zona afër Harkivit dhe Severdonjeckut, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në informacionet e përditësuara për luftën në Ukrainë më 17 prill.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 17 April 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/x9XjnFUY7Y
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/81fxQPbOye
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 17, 2022
Artileria ruse vazhdon të sulmojë pozicionet në pjesën lindore të vendit, ku Rusia po planifikon të rinisë aktivitetet ofensive, tha kjo ministri.
Këto njoftime vijnë teksa ka raportime për shpërthime në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, por së fundmi ka thënë se do të përqendrojë aktivitetin e saj ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.