Britania sanksionon edhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse
16 qershor 2022
| 16:01
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë nivele të larta udhëheqëse të këtij shteti.
Në kategorinë e njerëzve të prekur përfshihet komisionerja ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, e cila akuzohet për “transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.
Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është sanksionuar gjithashtu për mbështetjen dhe miratimin e tij të luftës në Ukrainë, raporton BBC.
“Ne po synojmë mundësuesit dhe autorët e luftës së Putinit, të cilët i kanë sjellë Ukrainës vuajtje të panumërta, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, u shpreh Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss.