
Britania shkon në zgjedhje më 12 dhjetor për shkak të Brexit
29 tetor 2019
| 23:12
Deputetët britanikë miratuan sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në datën 12 dhjetor.
Kryeministri Boris Johnson shpreson që në këto zgjedhje të rimarrë shumicën dhe të vërë në zbatim premtimin e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.
Projektligji që kërkoi këtë votim, për zgjedhjet e treta të përgjithshme në katër vjet, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 438 votash për dhe 20 kundër, në Dhomën e Komunave.