Britania shton sanksionet ndaj Rusisë

31 mars 2022 | 13:26

Qeveria britanike ka bërë me dije të enjten se ka shtuar edhe 14 pika në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Britania po vepron në bashkëpunim me aleatët perëndimorë në përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe ka sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe biznese, duke përfshirë industri si transporti, mbrojtja dhe elitat e pasurve, të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton “Rel”.

Në mesin e atyre që u sanksionuan të enjten ishin figura të larta të mediave, duke përfshirë drejtorin menaxhues të “Russia Today”, Alexey Nikolov, Sergey Brilev, një prezantues i shquar i lajmeve në rrjetin shtetëror të Televizionit dhe radios “Rossiya”, si dhe kryeredaktorin e “Sputnik”, Anton Anisimov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blendi Idrizi ka firmosur kontratë të re me skuadrën e…