Britania uroi Kosovën për njohjen nga Kenia, reagon Petkoviqi

28 mars 2025 | 12:48

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar vendin për sigurimin e njohjes së pavarësisë nga shteti afrikan, Kenia.

E ky urim nuk i ka pëlqyer të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Në një reagim në platformën “X”, ai ka thënë se e di se sa i intereson atij e drejta ndërkombëtare dhe shtoi se pret ta urojë edhe Beogradin kur të ketë tërheqje njohjesh të pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se ju Jonathan Hargreaves do të përgëzoni edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së të ashtuquajturës Kosovë. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare”, ka shkruar Petkoviqi në “X”, duke ndarë edhe postimin e Hargreaves.

Shteti i kontinentit afrikan ka njohur shtetësinë e Kosovës më 26 mars, njohje kjo që ka ardhur pas afro 5 vjetësh të ngecjes së këtij procesi.

Ajo është siguruar nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ka dhënë edhe detaje për arritjen e saj.

Pacolli ka thënë se nga viti 2009 kishte lobuar dhe biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë në Kataluni ka liruar Dani Alvesin nga…