Britania vendos: Ndalon botox-in dhe rimodelimin e buzëve te personat nën 18 vjeç
Anglia ka miratuar një ligj të ri, që i ndalon botox-in dhe rimodelimin e buzëve personave nën 18 vjeç.
Ky ligj ka hyrë në fuqi nga sot dhe synon të mbrojë të rinjtë nga pasojat që mund të sjellin këto ndërhyrje. Por aktivistët thonë se rregullat nuk shkojnë aq larg. Vlerësimet e qeverisë tregojnë se deri në 41,000 procedura të stilit Botox u kryen në moshat nën 18 vjeç në Angli vitin e kaluar.
Dhe analiza, nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, sugjeron se ka pasur deri në 29,300 procedura mbushëse dermale për nën 18 vjeç në 2017.
BBC shkruan se para se të hynte në fuqi legjislacioni i ri në Angli, nën 18 vjeç ishin në gjendje të kishin procedura të stilit Botox dhe mbushës të lëkurës pa kontroll të moshës së tyre.
Përditësimet mbi legjislacionin në Uells dhe Skoci priten në të ardhmen e afërt, ndërsa Irlanda Veriore nuk ka plane aktuale për të bërë ndonjë ndryshim.
Aktivistwt po u bëjnë thirrje kombeve të tjera që të veprojnë shpejt për të parandaluar që të rinjtë në Angli të udhëtojnë përtej kufijve për trajtime.
Nuk ka asnjë lloj ligji në Mbretwrinw e Bashkuar që kërkon që praktikuesit të kenë kualifikime ose trajnime formale për këtë lloj trajtimi.