Britania vlerëson angazhimin e ushtarëve të Kosovës në stërvitjen e kolegëve ukrainas

19 janar 2024 | 13:53

Një kontingjent i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), mbrëmë është nisur për në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin “INTERFLEX”.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një postimi në platformën “X”.

Në këtë njoftim është thënë se “Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”.

Ambasada britanike ka theksuar se operacioni “INTERFLEX” zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani,…