Britanikët kërkojnë tjetër referendum, tani duan BE-në

13 gusht 2018 | 08:20

Më shumë se 100 zona zgjedhore në Britaninë e Madhe që votuan për t’u larguar nga BE-ka tani mbështesin lëvizjen që kërkon një referendum të dytë për të qëndruar brenda unionit, sipas një analize të re nga Observer.

Në gjetjet që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në betejën parlamentare të Brexit më vonë këtë vit, studimi arrin në përfundimin se shumica e vendeve në Britani tani përmbajnë shumicën e votuesve që duan të qëndrojnë në BE.

Analiza, një nga vlerësimet më të plota të ndjenjës së Brexit që nga referendumi, sugjeron se ndryshimi është nxitur nga dyshimet midis votuesve laburistë që mbështetën largimin.

Planet janë tashmë duke u hartuar nga kundërshtarët e May-t që të përpiqen të detyrojnë qeverinë për një referendum të ri ose zgjedhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 17 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja…