Britanikët pinë 122 milionë paund birrë gjatë sfidës Angli – Suedi
10 korrik 2018
| 10:36
“Daily Mail” ka shkruar se rreth 38 milionë gota plastike me birrë jenë harxhuar gjatë ndeshjes Angli – Suedi.
Fitimet e bareve nga kjo ndeshje përllogariten në 100 milionë paund, teksa 3.5 milionë tifozë e kanë ndjekur sfidën në 40 000 lokale të vendit.
Ndërkaq Shoqata Britanike e Birrës dhe Pubeve (BBPA) ka njoftuar se nëpër shtëpi 20 milionë të tjerë kanë pirë birra, në vlerë 22 milionë paund.