Britanikët rrezikojnë të mbeten pa benzinë dhe ngrohje në dimër
Britanikët rrezikojnë të mbeten pa benzinë gjatë dimrit, pasi gjithnjë e më shumë pika të karburantit po mbyllen përkohësisht për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve.
Pikat e karburantit të operuara nga “BP” britanike dhe amerikane “ExxonMobil” u mbyllën përkohësisht për shkak të mungesës së benzinës dhe naftës, me britanikët që presin në radhë në pikat e karburantit.
Grupi britanik “BP” pranoi se “ka probleme me furnizimin me benzinë në disa pika të shitjes në Britani, të cilat janë shkaktuar nga” vonesat e dorëzimit për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve në Britani”.
Sipas gazetës britanike ” Daily Mail “, problemet me furnizimin me karburant janë kryesisht për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila rezultoi që shumë shoferë kamionësh, kryesisht të huaj, të ktheheshin në vendet e tyre, ndërsa qendrat e trajnimit për shoferët e rinj mbetën mbyllur me muaj.