Britanikët sfidojnë të ftohtin, zhvishen për Krishtlindje dhe zhyten në ujërat e ftohta (FOTO)
25 dhjetor 2019
| 16:28
Edhe pse temperaturat e ulëta kanë pushtuar Britaninë, kjo nuk i ka penguar të rinjtë që të zhvishen dhe të zhyten në ujërat e ftohta për Krishtlindje.
Por, pas shiut dhe erës që kishte pushtuar vendin, dita e sotme ishte plot diell. Shumë njerëz u zhytën në ujërat e ftohta në Uells me veshjet e tyre festive.
Ata shijuan në maksimum Krishtlindjen, por sigurisht edhe diellin, pas kaq shumë ditëve me stuhi.