Britanikja fiton të artën në 800 metra vrapim
06 gusht 2024
| 10:12
Keely Hodginkson e ka fituar medaljen e artë në vrapim 800 metra për gra.
22-vjeçarja i ishte futur kësaj gare me kohën më të mirë në botë për sivjet, dhe e mbajti premtimin që të marrë të artën e parë për Britaninë e Madhe pas tetë vjetësh.
Ajo e përfundoi garën me një kohë prej një minute e 56 sekondave e 72 të qindtave, para vrapueses nga Etiopia, Tside Duguma, që pati një kohë prej një minute e 57 sekondave e 15 të qindtave.
Ndërkaq, vrapuesja nga Kenia, Mary Moraa, doli e treta me një kohë prej një minute e 57 sekondave e 42 të qindtave.