Britaniku me një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie vajzës së tij të mitur
Një baba nga Britania e Madhe dyshohet se arriti të mbyt një pedofil rus me vetëm një goditje, pas ngacmimit që ia kishte bërë vajzës së tij të mitur gjatë qëndrimit në Tajlandë.
Britaniku 34-vjeç kishte shkuar në një aheng të organizuar në një vilë ku ishte shoqëruar nga vajza 15-vjeçe, kur Igor Yasilyev, 36-vjeç, filloi të flirtonte me të bijën e tij në Pattaya në orët e para të 27 majit, transmeton Telegrafi.
Rusi i dehur thuhet se i kishte pëshpëritur adoleshentes se donte të bënte seks me të, duke indinjuar babain britanik, i cili e goditi në fytyrë dhe e bëri të binte me kokë në tokë.
Kapiteni i policisë i qytetit Pattaya, Parnsarn Krongsit, tha se policët morën një raport në orën 3:16 të mëngjesit dhe shkuan në vendngjarje me mjekë ku gjetën katër meshkuj dhe dy femra të huaja, duke përfshirë rusin pa ndjenja, i cili ishte shtrirë në dysheme i mbuluar në gjak përreth kokës.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Bangkokut, por vdiq nga plagët.
“Një urdhër arrest është lëshuar për britanikun nga Gjykata Provinciale e Pattaya. Ai kërkohet për sulm ndaj një personi tjetër me pasojë vdekjen”, tha nënkoloneli i policisë Nawin Thirawit.