British American Tobacco bëhet partner punëdhënës në shtatë tregje të ndryshme!

17 dhjetor 2019 | 15:14

BAT në Kosovë është kompania e parë që merr këtë mirënjohje prestigjioze

Kompanitë që operojnë në kuadër të British American Tobacco (BAT) të rajonit Adria u çertifikuan me Çertifikatën e Partnerit të Punëdhënësit. British American Tobacco është kompania e parë në Kosovë që e merr këtë njohje prestigjioze të ekselencës në menaxhimin e burimeve njerëzore, që ipet nga firma e konsulencës SELECTIO. BAT ka konfirmuar se i plotëson standardet e larta të kërkuara nga çertifikata, në shtatë tregje të saj në rajonin Adria, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë.

Projekti i Certifikimit të Partnerit të Punëdhënësit e ka fillesën e tij në vitin 2005, me misionin për të promovuar një menaxhim të cilësisë së lartë të Burimeve Njerëzore. Deri më tani, mbi 100 organizata kanë marrë pjesë në këtë projekt. Për të arritur statusin e Partnerit Punëdhënës, një organizatë duhet të marrë të paktën 75 për qind të totalit të pikëve gjatë shqyrtimit të proceseve të saj të Burimeve Njerëzore, si dhe të paktën 70 për qind të totalit të pikëve në secilën prej pesë fushave më të gjera nën vlerësim, që janë Strategjia, Rekrutimi dhe Përzgjedhja, Menaxhimi i Performancës, Trajnimi dhe Zhvillimi, dhe Marrëdhëniet me Punonjësit.

BAT

Gjatë procesit të certifikimit, kompanitë e BAT Adria u dalluan veçanërisht në fushën e sistemit të menaxhimit të performancës, për shkak të zotërimit të një sistemi të mirë-zhvilluar të kompetencave, që konsiderohen kritike për operacionet e suksesshme të biznesit, dhe përdoren sistematikisht në përzgjedhjen e punonjësve dhe zhvillimin e tyre, si dhe në vlerësimin e performancës së punonjësve. Për më tepër, BAT Adria i kushton rëndësi të madhe ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë, prandaj vlerat e mundësive të barabarta qëndrojnë rrënjësisht në mënyrën e të bërit biznes dhe në të gjitha proceset e saj të Burimeve Njerëzore.

BAT Adria mbështet fuqishëm të gjithë punonjësit e saj në zhvillimin e karrierës së tyre nëpërmjet një sistemi të brendshëm të zhvilluar, në të cilin punonjësit mund të bashkohen ose në nivel lokal ose në nivel rajonesh të ndryshme të BAT anembanë botës. Punonjësit e BAT Adria mund të marrin pjesë gjithashtu në projekte dhe detyra të ndryshme në nivel ndërkombëtar, duke u zhvilluar më tej në një mjedis multikulturor.

Antal Bekefi, Drejtor i Përgjithshëm i BAT Adrias, iu dorëzua Çertifikata e Partnerit të Punëdhënësit nga Aleksandar Zemunić, Anëtar i Bordit Drejtues të SELECTIO.

“Në BAT, ne besojmë se njerëzit dhe talentet e tyre janë çelësi i suksesit tonë, prandaj dhe jemi të përqendruar në zhvillimin e tyre dhe krijimin e një ambienti inovativ dhe sfidues për punë. Marrja e Çertifikatës së Partnerit të Punëdhënësit për të shtatë tregjet tona në rajonin e Adrias është dëshmi e përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’u siguruar gjithë punonjësve tanë një mjedis pune sa më të mirë, sikurse dhe një njohje tjetër e përsosmërisë sonë në menaxhimin e burimeve njerëzore të grupit BAT në nivel global “, tha Antal Bekefi, Drejtor i Përgjithshëm i BAT Adria.

Në Shtator të vitit 2017, British American Tobacco Kosovo bëhet pjesë e rajonit BAT Adria, dhe në të njëjtën kohë është pjesë e klasterit AlMaKo (Shqipëri, Maqedoni, Kosovë), ku kompania kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për zhvillimin e kapitalit njerëzor ..

“Ky shpërblim është një njohje shtesë e angazhimit tonë për të ushqyer dhe promovuar karrierën e të punësuarve tanë në të tre tregjet – Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, ku punësojmë më shumë se 60 të punësuar, dhe përmes shpërndarësve tanë kontribuojnë në mënyrë të veçantë në zhvillimin e 150 familjeve. Punonjësit tanë janë arsyeja kryesore pse BAT është një nga kompanitë shumëkombëshme kryesore në industrinë e duhanit, dhe çmimi i partnerit të punëdhënësit është vetëm një motiv shtesë për të vazhduar punën në të njëjtin drejtim.”, tha Milorad Krstikeski, Menaxher kryesor për BAT në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë..

Aktualisht, ka 66 mbajtës të certifikatës në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Austri dhe Rusi. Për më shumë informacion në lidhje me projektin e partnerit të punëdhënësve, ju lutemi vizitoni: https: //www.poslodavacpartner.org

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin…