Britney në “hall”, e humb mbështetjen pas ndarjes nga bashkëshorti
Britney Spears po shkon drejt divorcit me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.
Dyshimet për tradhti kanë bërë që çifti të kalojë një periudhë të hidhur këto ditë, të shoqëruar me shumë grindje, përleshje dhe Sam që është larguar nga shtëpia.
Sipas TMZ, Sam është ai që ka kërkuar divorcin, teksa raportohet se Britney ka nisur ngadalë të humbë edhe mbështetjen.
Burimi i ka thënë TMZ-së se Britney ka të besuar menaxherin dhe ekipin e sigurimit, por që pas kësaj nuk e ka më askënd për të gjetur mbështetje.
Këngëtarja është duke qëndruar e vetme në shtëpi, teksa gjatë kohës kur ishte në konservatorizëm, kishte një ekip mjekësor, staf dhe specialistë që kujdesëshin për çdo gjë.
Është e paqartë se kush do ta ndihmojë Britneyn, pasi është thënë se ajo nuk është në gjendje t’i trajtojë gjërat vetë.