Britney Spears e shqetësuar, dëshiron të ngrejë padi kundër babait

14 nëntor 2021 | 17:07

Thuhet se Britney Spears është mjaftë e shqetësuar për ngjarjet që i kanë ndodhur së fundmi. Madje, ajo po planifikon të ngrejë padi kundër tij për abuzim në rolin e tij si administrues i besuar.

Jamie Spears kishte kontroll të plotë për vajzën e tij për më shumë se trembëdhjetë vjet, derisa gjykatësi e liroi nga detyra të premten.

Sipas një burimi të afërt me këngëtaren, thotë se Britney e fajëson babain për shkak se ia kishte shkatërruar jetën.

“Ai kishte nën kontroll çdo gjë, nga financat deri tek dëshira për të pasur një fëmijë’, thotë burimi.

Avokati i Britney, Mathew Rosengart nuk e konfirmojë nëse një padi është afër. “Ajo që sjell e ardhmja për Britney-n i përket një personi. Dhe është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje ta themi këtë në dhjetë vjet, por tani varet nga Britney”, tha ai.

Jamie Spears e ka mohuar keqbërjen dhe më parë ka thënë se gjithmonë ka dashur më të mirën për vajzën e tij. Ai u emërua kurator në vitin 2008 pasi këngëtari pësoi një krizë mendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në…