Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë! Brenda romancës së këngëtares me Princin William

13 shtator 2022 | 11:10

Ajo njihet si Princesha e Pop-it, por Britney Spears dikur ishte gati që të bëhej Mbretëresha e Anglisë.

Këngëtarja amerikane mesa duket ka patur një romancë me Princin William, kur ata kanë qenë adoleshentë. Por duket se lidhja e tyre përfundoi para se mund t’i zyrtarizonin gjërat.

Në vitin 2002, 40-vjeçarja i tha prezantuesit të njohur, Frank Skinner, se ajo kishte biseduar me Dukën e Cambridge përmes e-mailit. Madje artistja e kishte ftuar 40-vjeçarin për një darkë kur ajo ishte në turne në Mbretërinë e Bashkuar.

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Në atë kohë, Britney ishte në kulmin e famës së saj pasi kishte publikuar dy këngët që u kthyen hit “Baby One More Time” dhe “Oops! I Did it Again”.

“Kemi shkëmbyer e-mail për pak dhe ai duhej të vinte të më shihte diku, por nuk funksionoi”, tha Britney, atëherë 20 vjeç.

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Krijuesja e hitit “Toxic”, e cila në kohën kur ka dhënë intervistën ka qenë e lidhur me këngëtarin e famshëm, Justin Timberlake, pranoi se nuk e kishte idenë pse Princi William ndryshoi mendje për ta parë atë.

Thashethemet për një “romancë kibernetike” mes dyshes ishin vërshuar prej muajsh përpara intervistës së Britney-t, por gjithmonë ishin mohuar nga Buckingham Palace.

Në shtator të vitit të kaluar, biografi mbretëror Christopher Andersen ndau edhe më shumë detaje të marrëdhënies në internet të Britney dhe William.

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin ditor rreth situatës…