Britney Spears thyen heshtjen, flet për thashethemet
25 prill 2019
| 11:45
Britney Spears më në fund e ka thyer heshtjen. Këngëtarja ka folur për thashethemet se ajo po mbahet në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor kundër dëshirës së saj dhe se familja e saj po merr kërcënime me vdekje.
Ylli i muzikës pop, që po merr trajtim për shëndetin mendor, e ka pranuar se situata e saj është “unike”, por ka insistuar se gjithçka është në rregull.
“Doja thjesht t’ju përshëndesja sepse gjërat që po thuhen për mua kanë dalë jashtë kontrollit.
“Ka pasur thashetheme se familja dhe stafi im janë kërcënuar me vdekje, janë thënë kaq shumë gjëra të çmendura”, ka shkruar ajo në një postim në “Instagram”.