Britney Spears vijon provokimet, pozon “topless”
Ylli i pop-it, 42-vjeç, nuk ka veshur asgjë përveçse një palë të brendshme ngjyrë të verdhë.
Britney Spears vijon të provokojë ndekësit e saj dhe së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi të bërë disa kohë më parë, në të cilën shihet teksa pozon “topless”.
Në postimin e bërë në Instagram, ylli i pop-it, 42-vjeç, nuk ka veshur asnjë gjë përveçse një palë të brendshme ngjyrë të verdhë, ndërkohë që nga sfondi lë të nënkuptohet se gjendet në dhomën e saj të gjumit.
Ajo ka sqaruar se kjo foto është e vjetër, duke shtuar gjithashtu se ajo ka vendosur të publikojë fotografi provokuese përsëri pasi ajo mundet.
Këngëtarja e hitit “Toxic”, e cila se fundmi është përfshirë në një debat virtual me ish të dashurin e saj, Justin Timberlake, e ka publikuar të njëjtën foto në nëntor te vitit 2021, e cila u fshi vetëm disa ditë para se konservatori i saj 13-vjeçar të përfundonte.
Vetëm disa ditë më parë, Spears i ka kërkuar falje ish-të dashurit Justin Timberlake për disa nga gjërat që ka shkruar në libri e saj me kujtime, të publikuar vitin e kaluar, “The Woman in Me”.
Krijuesja e hitit “Toxic”, 42 vjeç, është shprehur se ndihet shumë keq nëse pa dashur ka ofenduar njerëzit për të cilët ajo vërtet ka respekt, ndërkohë që ka vlerësuar këngën më të re të Timberlake, “Selfish”, që u publikua më 25 janar.
Mirëpo, duket se nuk mjafton as një falje publike për të shëruar përçarjen mes Britney Spears dhe ish të dashurit të saj Justin Timberlake. Sido që të jetë, ai i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit për ta lënë grindjen e tyre të bëhet akoma dhe më e ashpër.
Gjatë koncertit të tij të mërkurën në Irving Plaza në Nju Jork, Timberlake përdori haptazi një sharje kur iu drejtua turmës.
“Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt“.
Dyshja filluan të takoheshin dhe u lidhën në vitin 1999 pasi u shfaqën si dy nga këngëtarët më të njohur të Amerikës dhe qëndruan së bashku për tre vjet para ndarjes së tyre në vitin 2002.