Brnabiqi: Nuk do të kthehemi në dialog derisa taksa 100 për qind është në fuqi
25 dhjetor 2018
| 11:10
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se sipas saj kemi shkuar 50 hapa prapa me Kosovën, pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.
Në një intervistë për “RTS”, Brnabiqi, ka theksuar se rajoni ka nevojë për paqe dhe stabilitet në mënyrë që të përparojë dhe se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën kur taksat të hiqen.
“Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”, ka thënë Brnabiqi.