Brnabiqi: Serbia nuk mund të shantazhohet për shkak të Kosovës
15 mars 2018
| 10:48
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do të njohë dëshirën, punën dhe fleksibilitetin e shtetit serb për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.
Ajo ka theksuar se Serbia nuk është një vend që është ekonomikisht, politikisht dhe socialisht i dobët dhe se nuk mund të shantazhohet.
Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Wess Mitchell, Brnabiq është shprehur se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për çështjen e siç ka thënë ajo “krahinës jugore serbe” janë shumë të ndryshme