Brnabiqi thotë se Prishtina po pengon procesin e dialogut
11 korrik 2018
| 10:42
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ajo ka thënë se Serbia është konstruktive në këtë proces, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.
Ajo në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.
“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz. Gjatë takimit me Haradinajn, i thash atij se kjo praktikë e arrestimit të serbëve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”, ka thënë Brnabiq.