Brnabiqi thotë se Thaçi nuk duhet të flas për Preshevën
12 tetor 2018
| 15:58
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, u ka bërë thirrje sot përfaqësuesve të Kosovës që siç tha ajo të ndalojnë të flasin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën dhe Serbinë Qendrore.
Sipas saj, është e nevojshme të diskutohet nëse mund të arrihet një kompromis që do të siguronte normalizim afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Shefja e Qeverisë serbe duke folur për mediat serbe kësisoj i është përgjigjur pohimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se mori mbështetjen e presidentit francez Emanuel Macron në Beograd dhe Prishtinë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje të detyrueshme, me “një mundësi reale për korrigjimin e kufirit që nënkupton bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës”.