Broja bëhet lojtari i parë shqiptar që shënon në Premier Ligë

17 tetor 2021 | 15:57

Armando Broja e ka shënuar golin e parë në Premier Ligë me Southamptonin kundër Leeds United.

Broja me këtë gol bëhet shqiptari i parë që shënon në elitën e futbollit anglez. Për këtë ka shkruar edhe në Twitter edhe faqja zyrtare e Premier Ligë.

“Goli që fitoi ndeshjen për Southampton ishte goli i parë i shënuar nga një lojtar shqiptar në #PL”, ka shkruar në Twitter Premier Ligë.

Broja është i huazuar  te skuadra e Southamptonit nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Indonezi, ku 11 nxënës…