
Broja: Do t’i rikthemi fitoreve
14 tetor 2021
| 16:42
Mesfushori i Dritës, Rron Broja në konferencë për medie para përballjes së xhiros së nëntë kundër Ulpianës ka thënë se gjilanasit synojnë këndelljen pas tri ndeshjeve të fundit pa fitore.
“Kemi punuar mjaftë mirë gjatë këtyre dy javëve pushimi. Kemi punuar në shumë aspekte. Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që mbrohet dhe sulmon shumë mirë. Besoj se ka ardhur momenti që ta tregojmë kualitetin që kemi dhe të rikthehemi te fitorja”, ka thënë Broja.
Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Dritës luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” nga ora 13:00.