Broja: Dua të kthehem përsëri në formë

12 korrik 2023 | 13:15

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është në planet e Chelseat. Për të mbështetur akoma më shumë në përgatitjet që ai po kryen gjatë kësaj kohe, klubi londinez i ka bërë një intervistë të shkurtër bomberit kuqezi, ku Broja shprehet i lumtur që ndodhet me ekipin për fazën përgatitore. Mes të tjerave Broja ka deklaruar se do vetëm të kthehet përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty.

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem”, ka thënë Broja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq është liruar nga të…