Broja: Duam tri pikë ndaj Gjilanit

26 mars 2025 | 15:30

Nesër do të zhvillohet derbi i Superligës në futboll mes Dritës dhe Gjilanit.

Futbollisti i Dritës, Rron Broja ka thënë se janë të gatshëm për të mposhtur rivalet lokal dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampiones në Superligë, raporton “Epoka e re”.

“Do të jetë një ndeshje derbi dhe për dy javë jemi munduar ta përgatitemi siç është më se miri. Do të jetë një ndeshje e luftuar nga dyja skuadrat, por jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe me mund dhe angazhim do të marrim tri pikë që do të na gëzojnë neve dhe tifozët. Nuk jemi të relaksuar, por do të mundohemi të mbyllim sa me shpejt kampionatin duke e siguruar titullin”, ka thënë Broja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina mbrëmë është tronditur nga të shtënat me armë zjarri…