Broja huazohet te Ipswich Town
21 gusht 2024
| 12:26
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do t’i kryej sot testet mjekësore me skuadrën e re, Ipswich Town, tek e cila pritet të huazohet deri në fund të sezonit.
Ipswichi do t’i duhet t’i paguajë 35 milionë euro për Brojën, në rast se ata e shmangin rënien nga Premier League, shkruan BBC.
Broja mori pjesë në turneun parasezonal me Chelsean në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me t’u kthyer në Londër, ai iu bashkua “grupit të huazimit”, pasi u konsiderua si tepricë në skuadër.