Broja ka shënuar më shumë gola se dyshja Lukaku – Werner

16 dhjetor 2021 | 15:40

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Premier League me skuadrën e Southampton, teksa në ndeshjen e djeshme kundër Crystal Palace, ka shënuar një gol spektakolar.

Për sulmuesin shqiptarë ky është goli i katërt që arrin të shënojë këtë sezon me skuadrën e tij në vetëm 6 ndeshje si titullarë.

Talenti kuq e zi ka arritur të shënojë më shumë gola se dyshja e sulmuesve të Chelsea Lukaku-Werner.

I pari ka arritur ta dërgojë topin në rrjete 3 herë ndërsa gjermani vetëm 1 herë, statistika këto që tregojnë se Broja po kalon një moment të mirë në Premier League.

Kujtojmë se 20-vjeçari shqiptarë është lojtar në pronësi të Chelsea, por i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Southampton.

Ndërkohë klubi i Premier League në një postim në Twitter shkruan: “Një fjalë për të përshkruar finalizimin e këtij djali… Po bëhet çdo ditë e më i mirë”.

Ndërkohë tifozët e Southampton kanë votuar edhe në lidhje me lojtarin e ndeshjes ditën e djeshme dhe Broja ka fituar me 48.5 % të votave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.…