Broja kërkohet nga Evertoni dhe Brentfordi, por ‘ëndërron’ Milanin

30 korrik 2024 | 13:56

Armando Broja ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e tij. Ai për momentin është i grumbulluar në Amerikë me Chelsean, por vijon të jetë me valixhe në duar në pritje të ndonjë oferte interesante nga Anglia, por edhe jashtë saj.

Sipas mediave angleze, Evertoni është rikthyer në pistën e sulmuesit shqiptar, ndonëse nuk dihet nëse është arritur ajo që kërkojnë “Blutë”, pra pagesa prej 30 milionë paundësh për kartonin. Klube tjera të Premierligës si Brentford apo Southampton janë në garë, ndërsa në Itali mbetet të interesuar “Djajtë” e Milanit.

Në fakt kuqezinjtë padyshim janë dëshira e madhe e Brojës, i cili do të luante në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe mbi të gjitha do të vishte fanellën e një prej klubeve më prestigjioze në botë, atë të 7 herë kampionëve të Evropës. Milani, ndërkaq, pëlqen më shumë Tammy Abraham nga Roma, dhe shqiptari është alternativë e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu është eliminuar nga Olimpiada në çerekfinale të garës…