Broja kërkohet nga Milani dhe Juve, kjo është shume qe e kërkon Chelsea
20 gusht 2024
| 15:06
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, është përfolur shumë gjatë këtij afati kalimtar. Por ende nuk ka asgjë zyrtare përsa i përket të ardhmes së tij. Pas një sezoni jo të mirë te Fulhami ai u kthye te skuadra e tij, Chelsea. Mesa duket ai nuk është në planet e bluve të Londrës dhe kjo është bërë e ditur shpeshherë nga mediat e huaja.
Së fundmi “The Athletic” shkruan se londinezët janë gati ta lejojnë Brojën në huazim po vetëm me detyrim blerje përfundimtare për 30 milion paundë. Ky është kushti i drejtuesve të klubit për ata që janë të interesuar për Brojën. Rikujtojmë që Milani dhe Juventusi e pëlqejnë sulmuesin shqiptar dhe do ta shohim nëse do t’ju interesojë kushti i Chelseat.