Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë
27 janar 2023
| 11:43
Armando Broja nuk po kalon një moment mjaft të mirë me Chelsean, me dëmtimin e marrë përpara disa javëve, gjë që do ta lërë atë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ka marrë një vlerësim nga portali i njohur “Discover Top Speed”, duke u bërë pjesë e 30 lojtarëve më të shpejtë në botë.
21-vjeçari renditen në vendin e 18-ë, me një mesatare prej 35.3 kilometrash për orë, duke lënë pas edhe lojtarë si Hakimi, Hadson-Odoi dhe Marcos Llorente.
Vendin e parë në këtë renditje e mban Sven Botman, i cili ka një mesatare prej 39.21 kilometrash për orë, teksa ndiqet nga Darwin Nunez dhe Kylian Mbappe.