Broja mund të kthehet në fushë të dielën

14 shtator 2023 | 15:59

Sinjale pozitive për Armando Brojën te skuadra e Chelseat. Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim të ashpër dhjetorin e kaluar dhe kreu një operacion që e ka mbajtur larg fushave deri më sot.

Numërimi mbrapsht ka filluar për Armando Brojën, pasi mediat angleze raportojnë se sulmuesi kuqezi tashmë është kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Chelseat dhe të dielën pritet të hidhet në fushë, ndoshta pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Trajneri Pochettino ka besim te Armando Broja, pasi ishte vetë trajneri argjentinas i cili refuzoi të gjithë ofertat e ardhura në drejtim të tij. Pochettino dëshiron të provojë Brojën në fushën e lojës dhe shansi mund të jetë të dielën ndaj Bournemouth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së…