Broja mungon në sfidën e radhës, nuk e lejon rregullorja e Premier Ligë
08 prill 2022
| 16:25
Southamptoni pret Chelsean në sfidën e javës së 32-të të Premier Ligë, por sulmuesi i vendasve, Armando Broja, nuk do të mund të luajë në këtë takim.
Ajo që e ndalon djaloshin shqiptar është rregullorja në Premier Ligë, e cila thekson se një lojtar që jepet huazim në një skuadër tjetër të kampionatit, nuk mund të luajë kundër skuadrës e cila zotëron ende kartonin e futbollistit, në këtë rast Chelsea.
Broja do të jetë një mungesë e madhe për Southampton në këtë sfidë të vështirë në kampionat, kundër njërës prej ekipeve më të mira në Angli.