Broja: Ndaj Izraelit do të jetë ndeshje e vështirë
Armando Broja është gati për Shqipërinë në ndeshjen kundër Izraelit. Sulmuesi e konfirmoi diçka të tillë në konferencën për mediet ditën e sotme.
“Fizikisht jam mirë, kam pasur Covid kur mbarova sezonin. Jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli, tani jam mirë”, ka thënë Broja.
Rikthimi im dhe i Uzunit, çfarë ndryshon?
Trajneri e bën ekipin. E pashë ndeshjen me Islandën dhe kemi bërë mirë, por duhet të bëjmë më shumë. Me Izraelin është edhe më e vështirë dhe do të bëjmë maksimumin. Trajnerit i kam thënë se jam mirë, në fund të fundit është trajneri dhe ai zgjedh formacionin dhe nëse më fut do të bëj maksimumin.
Rënia në pjesën e dytë të sezonit?
Performancat nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit, por ra edhe ekipi, por nuk po justifikohem. Luaj më mirë titullar, pasi kam marrë minuta në fushë, por është vendim i trajnerit dhe duhet ta dëgjoj atë. Kur luaj futboll nuk kam presion, futbolli është gjëja më e bukur dhe nuk e kam të vështirë. Vetëm kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin.
E ardhmja?
Po shohim, jam në kontratë me Chelsean dhe luaj sërish me Chelsean. Po flas me familjen dhe agjentin tim, por aktualisht jam te Chelsea.