Broja në formacionin e javës në Holandë
19 tetor 2020
| 13:49
Sulmuesi Armando Broja ishte protagonist në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në fitoren 2-0 të Vitesse në transfertën kundër Den Hag.
Me këtë paraqitje, sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelseat ka fituar edhe elozhet e mediave holandeze. Këto të fundit i kanë rezervuar atij një vend në formacionin më të mirë të javës. Një vlerësim i rëndësishëm për Armando Brojën, që mund të kthehet me shënjestër të përmirësuar për ndeshjet e nëntorit të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.