Broja në formacionin më të mirë përkrah yjeve si Haaland e Griezmann

09 shtator 2021 | 15:01

Sulmuesi kuqezi Armando Broja ka bërë një tjetër paraqitje të mirë për Shqipërinë.

Këtë herë Broja shkëlqeu në fitoren e kuqezinjve përballë San Marinon me rezultat 5-0. Sulmuesi i talentuar ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim në 45 minuta që zhvilloi.

Anëtari i Southamptonit shënoi një gol dhe bëri dy asistime duke u bërë lojtari më i vlerësuar te Shqipëria. E në formacionin e bërë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, “Sofa Score”, Broja zë vend krahas yjeve si Erling Haaland, Memphis Depay, Antoine Griezmann apo Miralem Pjaniç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…