
Broja në listën e Bayernit
19 janar 2024
| 11:04
Armando Broja me gjasë pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Forma e dobët e tij që nga rikthimi pas lëndimit, ka bërë që blutë e londrës ta mendojnë opsionin e largimit të tij.
Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier League, që duan ta afrojnë.
Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Broja është në listën e Bayern Munich.
Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Harry Kane dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit.
Për ta lënë të lirë Brojën, Chelsea kërkon të paktën 40 milionë euro.