Broja në listën e Interit
Interi ka një nga skuadrat më të mira në Itali, por sërish ka vend për përmirësime, veçanërisht në sulm. Alexis Sanchez,dhe Marko Arnautoviq nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, madje austriaku për momentin është i dëmtuar. Ndaj, në janar drejtuesit do të tentojnë të forcojnë organikën.
I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos për të cilin u fol shumë edhe në verë. Megjithatë, përveç iranianit, në listën zikaltër është edhe emri i Armando Brojës. Inter e ndjek sulmuesin e Shqipërisë prej kur ai aktivizohej në Holandë me Vitessen.
Broja tashmë është rikthyer, madje duke fituar edhe fanellën e titullarit në Londër me Chelsean. Te Inter do e ndjekin me kujdes progresin e tij deri në janar dhe nuk përjashtohet një interesim konkret i italianëve.