Broja në ‘radarin’ e finalistit të Ligës së Kampionëve
09 maj 2024
| 15:19
Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij.
As kalimi te Fulham në formë huazimi nuk rezultoi të ishte i duhuri për sulmuesin shqiptar, i cili nuk do të vazhdojë qëndrimin te tij te skuadra angleze.
Talenti i kombëtares do të jetë një nga lojtarët e parë që do të shitet nga Chelsea menjëherë pas rikthimit te “Blutë”.
Thuhet se Borussia Dortmundi është e interesuar për shërbimet e Brojës, madje kanë avancuar bisedimet me klubin londinez.
Duke parë vështirësinë për të qenë titullarë te Chelsea, kalimi në Bundesligë për 22-vjeçari pritet të jetë i duhuri.
Po ashtu, edhe vet futbollisti e sulmuesi kërkon një transferim të tillë.