Broja në ‘radarin’ e Juventusit
Juventusi ka qenë shumë aktive në merkaton e kësaj vere duke bërë disa afrime të rëndësishme. Rekordmenët e Italisë tashmë janë në kërkim të një sulmuesi të fortë fizikisht, ku së fundmi qarkullon dhe emri i Armando Brojës.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është në pronësi të Chelseat dhe është në kërkim të një ekipi ku mund të ketë më shumë hapësira.
Zgjidhja për këtë lëvizje është largimi i Milik, i cili nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta për sezonin e ardhshëm. Broja, shihet si zëvendësuesi ideal i Vlahoviqit, ndërkohë që vlera e tij sipas Bluve të Londrës shkon në 25 milionë euro.
Gjithsesi bardhezinjë e kërkojnë në formë huazimi. “Tuttosport” shkruan se kalimi i bomberit shqiptar te Juventusi mund të ndodhë sapo Milik të kalojë në Turqi, ku është dhe opsioni më konkret.