Broja nis stërvitjet me Evertonin

10 tetor 2024 | 15:24

Sulmuesi Armando Broja ka nisur stërvitjet tek Evertonit dhe së shpejti po pritet të paraqitet në fushë me fanellën e ekipit anglez.

Bëhet e ditur se Broja tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor i klubit.

Broja është në fazën e fundit të rikuperimit dhe pritet të luaj për Evertonin në gjysmën e muajit të ardhshëm.

Megjithatë, para se të debutoj me fanellën e Evertonit, Broja do të aktivizohet me ekipin U21 për ta kthyer formën fizike dhe pastaj ta ndihmoj ekipin e parë në Premier League.

23-vjeçari iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në formë huazimi nga skuadra e Chelseat, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.

Evertoni ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit për 30 milionë euro, ndërsa Broja prej muajit të ardhshëm do të jetë gati për ta dëshmuar veten si përforcim të duhur për ekipin që ka tubuar 5 pikë pas shtatë xhirove në kampionatin anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…