Broja, objektivi kryesor i West Hamit
Sulmuesi shqiptar i Chelseas, Armando Broja, është objektivi kryesor i West Hamit. Sulmuesi kuqezi, pas performancës së shkëlqyer në sezonin e fundit te Southamptoni në formë huazimi nga Chelsea, tashmë është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë tregut të kësaj vere.
Mediet britanike raportojnë se Broja është synimi kryesor i West Hamit. Krerët e kësaj skuadre do t’i rinisin shumë shpejt negociatat me ‘Blutë’ e Londrës për transferimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar. Broja në sezonin e kaluar me Southamptonin mbylli huazimin me nëntë gola në 38 paraqitje.
Ai u kthye në “Stamford Bridge” duke shpresuar për të gjetur një vend në ekipin e parë, por kjo duket e pamundur pavarësisht prej largimit të Romelu Lukakut. West Hami thuhet se është opsioni më i mundshëm për reprezentuesin e Shqipërisë.