Broja pas rikthimit: Çfarë ndjenje e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen

25 shtator 2023 | 13:16

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja është shprehur i lumtur që është rikthyer në fushën e gjelbër pas shumë muajsh, derisa ka shprehur keqardhje për humbjen nga Aston Villa.

Sulmuesi kuqezi u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, duke e zëvendësuar Caicedon.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, ka ka shkruar Broja në “Instagram”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim…