Broja prezantohet te Evertoni

05 shtator 2024 | 14:20

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është prezantuar te Evertoni. Sulmuesi kuqezi u la jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca, kështu që ai e pati me detyrim ta gjejë një skuadër të re.

Për lojtarin ishin interesuar shumë nga Anglia dhe Italia, mirëpo Evertoni arriti t’i sigurojë shërbimet e tij. Broja assesi nuk po rehatohet me klube, pasi nga janari kishte qenë i huazuar tek Fulhami, por as aty nuk i gjeti minutat e duhur. Sulmuesi shqiptar më parë ka luajtur edhe tek Southamptoni në Angli dhe Vittese në Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë me seriozitet zgjedhjet…